Pacolli e Kadriu flasin për ndërtimin e disa rrugëve në kqryeqytet

PrishtinëPostuar: 12:56 / 17.05.2018

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka takuar zv.ministrin e Infrastrukturës Rexhep Kadriu.

Nënkryetari Pacolli, bashkë me drejtorët Genc Bashota dhe Gëzim Mehmeti, diskutuan me zv.ministrin Kadriu për ndërtimin e Rrugës A, ndërtimin e rrugës nga rrethi i Fushë Kosovës deri nëlagjen Arbëria, zgjerimin e rrugës së Veternikut, si dhe projekte tëtjera të ngjashme.

"Bashkëpunimi aktual mes Komunës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, nxitë investimet e përbashkëta për realizimin e projekteve të mëdha brenda Prishtinës, me theks të veçantë në projektet që ndihmojnë në shkarkimin e trafikut në qytet", thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /InfoKomuna/