Për afër 3 muaj, QKUK-ja fitoi mbi 60 mijë euro nga sistemi i ri i pagesës

PrishtinëPostuar: 13:44 / 16.01.2018

Janë bërë dy muaj e gjysmë që kur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të përdoret digjitalizimi i sistemit të pagesave në hyrje dhe dalje të saj, përkundër asaj që e njëjta kishte filluar më herët por që vetëm në fazën testuese.

Ndonëse, kjo ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët, të njëjtit detyrohen që ta respektojnë këtë rregull.

Por,  QKUK-ja  nga sistemi i ri i pagesës për këtë kohë të shkurtër ka përfituar mijëra euro.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Menagjeri i Kontratës dhe Zyrtari i IT-së në këtë institucion, Faton Hajzeraj ka treguar se sa kanë inkasuar mjete deri më tani nga ky projekt.

Hajzeraj thotë se edhe pse  disa persona lirohen prej pagese në QKUK, prapë nuk ka ndikuar që të mungoi përfitimi.

“Mjetet deri tani që janë inkasu janë komplet 61.000 euro, vetura ka më pak, ndërsa inkasim më shumë”, është shprehur Hajzeraj për “Indeksonline”.

Më tej, ai shton se parat të cilat mbledhen prej qytetarëve  shfrytëzohen për shujta të punëtoreve sipas kontratës kolektive..

Sipas tij, e njëjta  ju paguhet me vlerë prej  dyzet e katër euro.