Plaçkitet një barnatore në Prishtinë

PrishtinëPostuar: 10:57 / 27.05.2018

Një person ka raportuar mbrëmë se dy persona të panjohur kanë plaçkitur në barnatoren e tij, me lokacion në Prishtinë.

“Dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës, nga barnatorja e tij kishin grabitur arkën me 150 € dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin.