Policia konfiskon një antiplumb, helmetë dhe çantë ushtarake në hyrje të një ndërtese në Prishtinë

PrishtinëPostuar: 15:51 / 20.09.2017

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka treguar se dje rreth orës 17:00, në Prishtinë janë gjetur mjete të dyshuara si: antiplumb, një helmetë, si dhe një çantë me ngjyrë të gjelbër (ushtarake).

Policia e Kosovës dje në Prishtinë ka konfiskuar një antiplumb, një helmetë dhe një çantë me ngjyrë të gjelbër (ushtarake), shkruan Gazeta Express.

Në vendin e ngjarjes për shkaqe të sigurisë, sipas njoftimit, kanë dalë Njësiti i EDDO të Policisë së Kosovës, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë për ndonjë mjet shpërthyes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Antigona Fazlliu”, dje rreth orës 17:00.

Policia raporton se ka marrë ankesë nga një person, i cili ka treguar se në hyrjen e ndërtesës së tij ka gjetur disa pajisje ushtarake.