Prishtinasi i mitur arrestohet nga policia, kishte në posedim tri armë

PrishtinëPostuar: 13:05 / 18.07.2017

Tri armë i janë gjetur një të mituri prishtinas.

Policia ka njoftuar se në Fshati Çagllavicë të Prishtinës gjatë ditës së djeshme është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i mitur, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore dhe dy revole cal 8 mm me një karikator, të cilat i mbante të fshehura afër shtëpisë së tij.


Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti është hapur për “armëmbajtje pa leje”.