Rrënohet ish-objekti i Doganës në Prishtinë (Foto)

PrishtinëPostuar: 10:14 / 24.04.2018

Komuna e Prishtinës njofton se ka rrënuar ish-objektin e Doganës për të ndërtuar rrugën për në lagjen "Arbëria".

"Rrënohet ish-objekti i Doganës së Kosovës, për të na mundësuar realizimin e projektit të rrugës nga rrethi për Fushë Kosovë, deri në lagjen Arbëria", thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Më tej theksohet se, ndërtimi i kësaj rruge do të jetë një nga faktorët e lehtësimit të qarkullimit brenda Prishtinës, me ç’rast do të shkarkohet qendra e qytetit. /InfoKomuna/