Shembje dheu në Prishtinë, ndërpritet mësimi në një shkollë

PrishtinëPostuar: 10:43 / 13.05.2019

Në rrugën "Qamile Jaka" në Prishtinë, mbrëmë ka filluar shembja e dheut, ku dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpërthimit të një gypi të ujësjellësit

Sipas drejtorit të Inspeksionit, Adonis Tahiri tha se sipas zyrtarëve të emergjencave shkaktar mund të jetë shpërthimi i një gypi të ujësjellësit.

“Sipas zyrtarëve të emergjencave shkaktar mund të jetë shpërthimi i një gypi të ujësjellësit, në këtë rast kompania ka leje ndërtimi, pilotat janë të vendosur”, tha ai.           

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarë policorë dhe departamenti i emergjencave. Derisa, përballë vendit ku ka ndodhur shembja e dheut, në të cilën kanë filluar punimet, ndodhen objekte në të cilat banojnë qytetarët.

Kurse, në shkollën fillore” Naim Frashëri”, ndërpritet mësimi.