Shoqata Down Syndrome Kosova bëhet me hapësira të reja pune

PrishtinëPostuar: 13:13 / 21.03.2019

Dita Botërore e Down Syndrome shënohet simbolikisht me përurimin e hapësirave të reja të shoqatës Down Syndrome Kosova (DSK).

Përkrahja e Drejtorisë së Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës duke iu ofruar këto hapësira do të mundësojë përfshirjen e shumë fëmijëve që kanë nevojë për shërbimet e kësaj shoqate.

"Integrimi dhe gjithëpërfshirja e të gjithë pjesëtarëve të komunitetit, pa përjashtim, është domosdoshmëri për mirëqenie të shëndoshë në shoqërinë tonë", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/