Shpend Ahmeti lut qytetarët të qëndrojnë në ambiente të mbyllura

PrishtinëPostuar: 14:50 / 24.09.2018

Për shkak të erërave të forta, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka një kërkesë për qytetarët.

Përmes një postimi në Facebook ai ka bërë apel që qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura.

“Për shkak të erërave të forta në Prishtinë lusim qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura. Për çdo emergjencë lajmërohuni në 080012233 ose 080012244”, ka shkruar Ahetmi.

/InfoKomuna/