Shpend Ahmeti njofton për asfaltimin Rrugës “Fehmi Lladrovci”

PrishtinëPostuar: 13:38 / 22.04.2018

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka njoftuar sot se kanë përfunduar punimet e njërit kah të rrugës Fehmi Lladrovci prej rrethit te flamurit deri te rrethi i Spitalit.

“Sot përfundon asfaltimi i njërit krah të rrugës Fehmi Lladrovci prej rrethit te flamurit deri te rrethi i Spitalit. Përgëzime për kompaninë dhe drejtorinë për afatin rekord dhe pa pengesa të mëdha në trafik. Tash edhe anën tjetër!”, ka shkruar Ahmeti, në një postim në Facebook.