Shtohen pakënaqësitë e qarkullimit të autobusëve të Linjës 3

PrishtinëPostuar: 09:32 / 02.10.2018

Mospajtimet rreth trafikut urban të Prishtinës kanë vazhduar edhe mëngjesin e sotëm, ku në Lagjen e Spitalit, te Eulex-i, është bllokuar qarkullimi i linjës 3.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mbrëmë përmes rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se sot do të dalin në qarkullim 21 autobusët e rinj.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se linjës 3 do t’i shtohet edhe një sub-linjë që kalon te “Princi i Arbërit” dhe përshkon edhe gjithë rrugën “Muharrem Fejza”.

Drejtuesit e kësaj linje po protestojnë pasi komuna nuk i ka njoftuar paraprakisht për këtë vendim.

Që nga e hëna kryeqytetit i janë shtuar 21 autobusë të rinj urbanë, mirëpo një gjë e tillë ka shtuar pakënaqësitë te autobusët e linjës 7 dhe 3. 

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.