Sot mbyllen tri rrugë në Prishtinë!

PrishtinëPostuar: 11:08 / 23.04.2018

Gjatë ditëve të kaluara, rrugët në Prishtinë ishin bllokuar herë njëra herë tjetra, për zhvillimin e punimeve të ndryshme.

Por sot në kryeqytet do të mbyllen tri rrugë, për vetëm 10 minuta, raporton Indeksonline.

Rruga ‘Garibaldi përmbi Hotel Grand, rruga ‘Agim Ramadani’ para hotel Sirius, në vendkalimin e këmbësoreve dhe rruga ‘Luan Haradinaj’ para Neë-Born-it, me fillim nga ora 12:00 deri në ora 12:10.

Rrugët do të mbyllen për të përkujtuar gjitha viktimat e komunikacionit rrugor.