Sot nis renovimi i Teatrit “Dodona”

PrishtinëPostuar: 12:16 / 19.07.2017

Teatri ‘Dodona’ në kryeqytet do të marrë pamje të re, kjo falë renovimeve që do të bëhen në ditët në vazhdim.

 Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rinovimi i “Dodonës” do të nisë sot në orën 15:00 .

Ky renovim, siç transmeton KultPlus, do të bëhet në: Portën hyrëse, biletoren dhe foajenë e rikonceptuar dhe renovuar; Skenë të re, krejtësisht moderne; Sallë me disnivele dhe me ulëse të reja të standardizuara; Revitalizim i nyjeve sanitare dhe sistemit të ventilimit dhe Izolimi i bodrumit, pjesës së liftit dhe kulmit.

Teatri Dodona (më para i njohur si Teatri i të rinjve, fëmijëve dhe i kukullave "Dodona") është themeluar me 12 nëntor 1986 me vendim të Kuvendit Komunal të Prishtinës.