Studentë nga Vjena e Venediku vizituan Komunën e Prishtinës (Foto)

PrishtinëPostuar: 14:15 / 19.01.2018

Shumë studente e studentë nga Vjena dhe Venediku, erdhën sot për vizitë në objektin e Komunës së Prishtinës.

Ata u pritën nga Kryetari Shpend Ahmeti, i cili u shpjegoi për kompetencat që ka Komuna në përmirësimin e jetës së qytetarëve, si dhe për ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në qeverisjen e Prishtinës që nga dhjetori 2013, njofton InfoKomuna.

Përveç temave si: arsimi, shëndetësia, mirëqenia sociale, urbanizmi, mbrojtja e mjedisit, trashëgimia kulturore, e të ngjashme, studentët ishin të interesuar të dinin më shumë edhe për zhvillimet qendrore politike si dhe mënyrën e ecjes së shtetit të Kosovës nga shpallja e pavarësisë e deri më sot.

Pasi iu përgjigj të gjitha pyetjeve të studentëve, kryetari Ahmeti i falënderoi për vizitën dhe iu sugjeroi që të lëvizin sa më shumë nëpër Prishtinë, ashtu që t’i shohin nga afër të mirat dhe problemet e kryeqytetit tonë. /InfoKomuna/