Sulm për çështje pronësore në Prishtinë

PrishtinëPostuar: 10:09 / 18.09.2017

Policia njofton se ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësor, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë, në ora 14:35, transmeton InfoKomuna.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /InfoKomuna/