Të enjten zgjedhen kryesuesi dhe trupat tjerë të Kuvendit Komunal të Prishtinës

PrishtinëPostuar: 15:33 / 15.01.2018

Mbledhja e parë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës do të mbahet të enjten (18 janar) duke filluar nga ora 10:00, raporton InfoKomuna.

Sipas thirrjes së Komunës drejtuar asamblistëve, mbledhja eKuvendit Komunal ka këtë rend dite: Miratimi i ekstraktit të procesverbalit tëmbledhjes inauguruese; zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës;Propozimvendimi për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa;Propozimvendimi për caktimin e anëtarëve në komisionet e aksionarëve të ndërmarrjevepublike të Komunës së Prishtinës.

Formimi i Komitetit për Politikë dhe Financa, sipas vendimitka përbërjen prej 11 anëtarësh..

“Ky komiteti është përgjegjës për shqyrtimin e të gjithapolitikave, dokumenteve fiskale dhe financiare, planeve dhe iniciativave, dukepërfshirë dokumentet e planifikimit strategjik, kornizën vjetore buxhetoreafatmesme, planin vjetor të prokurimit, rregulloren vjetore për tatimet,tarifat dhe pagesat, planin vjetor të punës për auditim të brendshëm, buxhetinvjetor afatmesëm dhe çdo ndryshim të buxhetit gjatë vitit fiskal, si dhe përmarrjen e raporteve nga Kryetari dhe dorëzimin e rekomandimeve në Kuvendin eKomunës”, theksohet në thirrjen drejtuar asamblistëve të Prishtinës, shkruanInfoKomuna.

Ndërkaq, anëtarët e komisioneve të aksionarëve tëndërmarrjeve publike lokale  të Komunëssë Prishtinës do të jenë për: Ngrohtoren e qytetit “Termokos”, SH.A.;Ndërmarrjen Publike Banesore, SH.A.; Kompaninë Rajonale të Mbeturinave“Pastrimi”, SH.A.; Ndërmarrjen Publike “Hortikultura”, SH.A.; Ndërmarrja Publike“Trafiku Urban” - SH.A.; Ndërmarrjen Publike “Sport - Marketing”, SH.A;Stacionit të Autobusëve në Prishtinë SH.A. dhe “Prishtina Parking” SH.A. /InfoKomuna/