“Trafiku Urban” s`i njofton udhëtarët për reduktim qarkullimi në dy linja

PrishtinëPostuar: 10:33 / 22.01.2018

Qytetarët e Prishtinës janë përballur me pritje të gjata të linjave të autobusëve 3 dhe 4, nëpër qytet, gjatë ditës së shtunë, kur pati reshje me intensitet më të lartë të borës

Por asnjë njoftim për vonesa nuk është bërë publik nga ana e ndërmarrjes “Trafiku Urban”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pritje për autobusët e linjës kanë zgjatur edhe më shumë se një orë.