Turqia investon në restaurimin e Hamamit të qytetit

PrishtinëPostuar: 12:57 / 25.04.2018

Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Republikës së Turqisë (Zyra e Kryeministrit dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim - TIKA), lidhur me investimet në Hamamin e qytetit.

Qëllimi i këtij Memorandumi është zhvillimi i bashkëpunimit në kuadër të hartimit të projektit zbatues dhe zbatimin e projektit të restaurimit dhe rregullimit të oborrit të Hamamit të Madh, aset i mbrojtur sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore.

MKRS dhe Komuna do të sigurojnë lejet dhe aprovimet e nevojshme për hartimin e projektit zbatues dhe zbatimin e projektit të cilat do të zhvillohen nga TIKA, si dhe do të sigurojnë lehtësimet e duhura në zgjidhjen e problemeve të mundshme që mund të lindin në fazën e hartimit të projektit zbatues. /InfoKomuna/