Unioni Malazez i Kosovës mbështet Abrashin për kryetar të Prishtinës

PrishtinëPostuar: 14:15 / 16.11.2017

Unioni Malazez i Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se e mbështetë kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.

“Prishtina meriton dhe ka kapacitet të jetë një nga qytetet më të bukura dhe atraktive në rajon. Prishtina ka kapacitetin dhe traditën të jetë një qytet i paqes dhe lirisë, për të ushqyer trashëgiminë e vlerave të qytetërimit si qytete të tjera evropiane. Vota për Arban Abrashin është votë për evolucionin dhe Prishtinën e përparuar ekonomikisht”, thuhet në komunikatë.