Vetëm më 2018, në Prishtinë 11 të vdekur nga aksidentet

PrishtinëPostuar: 09:56 / 25.04.2018

Prej 1 janarit e deri sot në rajonin e Prishtinës kanë humbur jetën 11 persona si pasojë e aksidenteve të trafikut.

Sot u bë e ditur se ka vdekur edhe motoçiklisti që dje u aksidentua në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, duke e çuar në 10 numrin e aksidenteve me pasoja fatale sivjet.

Policia e Kosovës ka apeluar të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat.

“Andaj duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik”, thuhet në reagimin e Policisë.

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.
GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.