Vitia e Haradinaj nuk morën pjesë në ceremoninë e betimit të Ramës si kryetar i Prishtinës

PrishtinëPostuar: 11:26 / 07.12.2021

Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili humbi garën për Prishtinën ndaj Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk qe sot pjesë e seancës inauguruese të pranim-dorëzimit të detyrës së kryetarit të kryeqytetit.

Pjesë e kësaj seance ceremoniale, nuk ishte as ish-kandidati tjetër për Prishtinën, Daut Haradinaj.

Kjo ndodhi ani se që të dy ishin të ftuar në këtë seancë të zgjedhjes së kryesisë së re të Komunës së Prishtinës.

Se ata munguan e tha edhe njëri prej anëtarëve të komisionit për verifikim të mandateve gjatë seancës së sotme.

Nga 51 anëtarë të asamblesë komunale, të pranishëm ishin vetëm 48.