VV, AAK e AKR i shkojnë mandatit deri në fund në Prishtinë

PrishtinëPostuar: 11:31 / 14.09.2017

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re do të jenë deri në fund të mandatit në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë.

Ani pse në nivelin qendror VV është në opozitë, kurse AAK e ARK në pushtet, në kryeqytet këto tri parti kanë vendosur të jenë bashk deri në fund të mandatit.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 22 tetor, ndërsa fushata do të fillojë me 22 shtator. Atakimi i punës së Shpend Ahmetit për katër vite më së shumti pritet të vije nga LDK e PDK, ndërsa AAK e AKR pritet të shpalosin vetëm programin e tyre dhe do të jenë më të buta në akuza.

Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes e mori drejtimin e Komunës së Prishtinës në fund të vitit 2013 dhe në koalicion me AAK e ARK hyri në fillim të marsit të vitit 2016, shkruan lajmi.net

“Jo, do te rrimë deri në fund, tash ka mbete edhe një muaj. Nuk mund ti lëmë disa punë pa u kryer. Bashkëqeverisja ka ecur  dhe po ecen mirë. Ndryshe, unë jam edhe bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet lokale dhe për ne nuk prish asnjë punë që të rrimë deri në fund, ngase siç thash janë edhe disa punë”,  tha për lajmi.net, Gent Begolli, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës nga radhët e AKK-së

Edhe partneri tjetër i koalicionit, AKR-ja është e vendosur që të përfundojë mandatin në Komunë. “I kemi projektet dhe duhet të përfundojnë, nuk kemi diçka konkrete nga partia jonë, apo ndonjë vendim nga VV-ja”, tha shkurt Ferat Makolli, drejtor i Bujqësisë nga radhët e AKR-së.

Ndryshe, pos Begollit dhe Makollit, drejtorinë e Kulturës po e udhëheqë Besar Vllahinja i AKR-së, i cili është edhe kandidat për asamblist nga kjo parti. Më 10 drejtoritë tjera ka udhëhequr VV-ja. /Lajmi.net/

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...