Komuna e Prizrenit publikon lejet e ndërtimit

PrizrenPostuar: 14:54 / 12.07.2019

Komuna e Prizrenit nëpërmjet ueb-faqes së saj zyrtare ka filluar t'i publikojë të gjitha lejet e ndërtimit që lëshohen nga ana e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.

Siç thuhet në njoftim, publikimi i lejeve ndërtimore po bëhet me qëllim të rritjes së nivelit të transparencës dhe qasjes së lehtë për qytetarët në dokumentet që janë në interes publik.

Në publikim të këtyre dokumenteve përfshihet kopja e planit, vendimi dhe pagesa e të gjitha lejeve që janë lëshuar.

Tashmë një pjesë e konsiderueshme e lejeve janë në ueb-faqe dhe po vazhdohet publikimi edhe i pjesës së mbetur.

Linkun për publikim të lejeve të ndërtimit e gjeni KËTU