Aksident në Krushën e Vogël, vetura shkel një grua

PrizrenPostuar: 10:51 / 13.11.2017

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka goditur një grua me veturë në Krushën e Vogël.

Viktima sipas Policisë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. “Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.