Banesa të reja për 30 raste në nevojë në Prizren

PrizrenPostuar: 14:46 / 11.09.2017

Kryetari i Komunës Ramdan Muja, i shoqëruar nga Sherife Balaj dhe Ymer Berisha, kanë vë gurthemelin e ndërtesës së e re për rastet sociale.

Komuna e Prizrenit brenda dy viteve ka ndarë 182 banesa për familjet e dëshmorëve, për disa familje të invalidëve dhe veteranëve që kishin nevojë dhe për rastet sociale.

Më vjen mirë që edhe sivjet po i ndërtojmë 30 banesa të reja për skamnoret e komunës sonë dhe për këtë qëllim vendosëm gur themelin sot.

“Për familjet e dëshmorëve e kemi kryer obligimin tonë, u kemi ndarë banesa. Tani e tutje do të tregojmë kujdes të veçantë për rastet sociale dhe mendoj se brenda pak vitesh do ta zgjidhim përfundimisht edhe strehimin e familjeve në nevojë. Kjo është një e arritur e madhe e Komunës së Prizrenit” u shpreh kryetari z. Ramadan Muja./InfoKomuna/