Drejtori Hajdari: Keqpërdorimet e kaluara, do t'i dërgoj në Prokurori

PrizrenPostuar: 15:11 / 08.02.2018

Drejtori i ri i Administratës në Prizren, Osman Hajdari, paralajmëron se do t’i dërgojë në Prokurori të gjitha keqpërdorimet e mundshme të ish-drejtorit, Ilir Baldedaj.

Ai, tha se nuk dëshiron të mbajë përgjegjësi për abuzimet eventuale që kanë mundur të ndodhin në qeverinë e kaluar.

Hajdari tregon se Administratën në Prizren, e ka marrë me shumë probleme.

“Jemi duke i ekzaminuar të gjitha projektet edhe kontratat e kaluara. Nëse konstatojmë se ka tejkalim të kompetencave, keqpërdorime apo abuzime, ato do t’i dërgoj në Prokurori”, tha Hajdari, shkruan “PrizrenPress”.

Drejtoria e Administratës, në mandatin e fundit të Qeverisë së Ramadan Mujës është udhëhequr nga ish-drejtori Ilir Baldedaj, i cili është emëruar nga AAK.

Baldedaj nga Prokuroria, akuzohet për korrupsion.

Drejtori i ri i Administratës në Prizren, Osman Hajdari, tha se nuk dëshiron të mbajë përgjegjësi për punët jo të mira të qeverisjes së kaluar.

“Konsideroj se llogaridhënia është e domosdoshme”, shprehet ai.

Hajdari tregon se për shkak të keqqeverisjes, disa nga projektet janë shumë të dyshimta./PrizrenPress.com/

FerizajKomente: 0 Kompanitë ndërtuese krijojnë deponi jashtëligjshëm në Ferizaj 10:59 / 18.10.2018 Kompanitë që merren me ndërtime të larta banesore në Ferizaj përveç kaosit urban vazhdojnë të shkaktojnë edhe telashe të tjera mjedisore, derisa ato shpeshherë po krijojnë deponi mbeturinash inerte në vende të ndryshme.