Drejtori Shehu pas mesnate inspekton Shërbimin Urgjent në Prizren

PrizrenPostuar: 09:21 / 03.10.2018

Drejtori i shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, pas mesnatës vizitoi shërbimin urgjent, i cili ofron shërbime 24 orë për banorët e Prizrenit.

Gjatë vizitës personeli mjekësor e informoi drejtorin Shehu për gjendjen e objektit, nevojat e personelit mjekësor si dhe shërbimet që ofron kjo qendër.

Konstatimi i përbashkët është se kjo qendër e vetme e cila i shërben 200.000 banorëve të Komunës së Prizrenit duhet të ofrojë vetëm shërbime urgjente duke u shkarkuar nga shërbimet e kujdesit parësor, ndërsa defektet e objektit të rregullohen.

"Ka shumë punë për të bërë për ta rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet mjekësore, duke filluar nga gjëra në dukje të vogla, si mungesa e çarçafëve të pastra për pacientë e deri te shërbimet cilësore të cilat i meriton secili banor i komunës sonë", thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit. /InfoKomuna/