Evidentohen dhe lirohen hapësirat publike të uzurpuara

PrizrenPostuar: 15:16 / 08.02.2018

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se evidentimi i hapësirave publike të uzurpuara dhe kthimi i tyre në shfrytëzim të banorëve do të jetë njëri prej qëllimeve kryesore të punës së drejtorisë komunale të Inspektorateve.

Sipas tij, në këtë aspekt duhet të vendoset ligjshmëria në Prizren, ashtu që këto hapësira të vihen në shfrytëzim për të mirën e qytetarëve, shkruan Koha Ditore.

“Për Drejtorinë e Inspektorateve kemi një nga qëllimet kryesore kthimin e hapësirave publike banorëve të Komunës së Prizrenit. Për ta bërë këtë, duhet ta bëjmë së pari parandalimin e uzurpimeve të hapësirave publike dhe vendosjen e ligjshmërisë për ata që kanë uzurpuar hapësirat publike në të kaluarën e që momentalisht janë të bllokuara”, ka thënë Haskuka, gjatë paraqitjes në Kuvendin e Komunës të informatës mbi rrjedhën e hartimit të planit njëvjeçar të punës së dikastereve të Ekzekutivit lokal.

ShtimeKomente: 0 Shtimja me plan komunal për efiçiencë të energjisë 15:59 / 24.05.2018 Kryetari i komunës së Shtime, Naim Ismajli, ka pritur në takim kryeshefin e Agjencisë për Efiçencë të Energjisë, Arsim Kuliqi si dhe përfaqësuesin e GIZ-it - udhëheqës i projektit për efiçiencë të energjisë, Avni Sfishta.
FerizajKomente: 0 Diskutohet për problemet e shëndetësisë primare 15:10 / 24.05.2018 Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim drejtuesit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës. Në këtë takim, kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla ka njoftuar kryetarin Aliu se Komuna e Ferizajt është njëra ndër 3 qendrat e...
Komente: 0 Deficiti tregtar shënon rritje 13:42 / 24.05.2018 Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill 2018.