Inspektorati në Prizren ndalon punimet e një objekti pa leje (Foto)

PrizrenPostuar: 15:37 / 17.04.2018

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit sot ka ndaluar punimet në një objekt pa leje në hyrje të Reçanit.

Siç theksojnë zyrtarë komunalë, objekti hotelier në ndërtim e sipër, pos mungesës së lejes, bie ndesh edhe me ligjet e Kosovës për ujëra.

Me qëllim të mbrojtjes së shtretërve të lumenjve dhe rrezikut nga përmbytjet, ligji në fuqi thotë se distanca e objekteve të reja pranë lumenjve duhet të jetë më së paku 30 metra larg shtratit i lumit. /InfoKomuna/