Arrestohen katër persona në Prizren për marrje me prostitucion

PrizrenPostuar: 12:26 / 12.09.2017

Janë arrestuar katër persona, një femër shtetase e Shqipërisë dhe tre meshkuj nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës marrje me prostitucion, thuhet në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës.

Të dyshuarit dërgohen në procedurë të shpejtë në gjykatë, e cila i ka lënë ata të lirë dhe në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në Prizren gjatë ditës së djeshme.