Komuna e Prizrenit dhe MKRS nënshkruajnë dhjetë memorandume bashkëpunimi

PrizrenPostuar: 15:53 / 31.05.2019

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, me të cilin ka nënshkruar 10 memorandume bashkëpunimi për vazhdimin e projekteve të vitit të kaluar dhe realizimin e projekteve të reja në Komunën e Prizrenit.

Në kuadër të këtyre marrëveshjeve përfshihen realizimi i projekteve për ndërtimin e Qendrave Kulturore në Novo Selo, Pouskë, Skorrobisht, Fushën Sportive në Lubinjë të Epërme, Poligonin Sportiv në Mushnikovë, Stadiumin e fshatit Gjonaj, Ndërtimin e Stadiumit në Zhur, Ndërtimin e Pishinës Olimpike, si dhe Kompleksin Sportiv 11 Marsi dhe Stadiumin Përparim Thaqi.

Shuma e përgjithshme e këtyre projekteve në fushën e kulturës dhe të sportit është rreth 3,5 milion euro. /InfoKomuna/