Komuna e Prizrenit me linje telefonike falas për ankesa të qytetarëve

PrizrenPostuar: 13:56 / 28.03.2018

Komuna e Prizrenit ka lansuar linjën telefonike falas, ku qytetarët do të kenë mundësi të paraqesin problemet dhe ankesat e tyre.

“Çdo problem apo ankesë e çfarëdo lloji në Komunën e Prizrenit, nga sot, ka një adresë të vetme. Mjafton të thirrni në numrat: 0800 19 200 apo të shkruani në +383 45 119 200 me Viber ose Whats App, dhe nga aty, operatori do ta adresojë çështjen e ngritur nga ju, te zyrtari përgjegjës”, njofton komuna përmes një kumtese.

Më tej theksohet se ky sistem i avancuar teknologjik mundëson komunikim të pandërprerë me qytetarë për ta adresuar problemin në vend të duhur dhe në kohë sa më të shpejtë.

Më tutje, sistemi mundëson përcjelljen e kryerjes së detyrës së ngarkuar drejtorisë përkatëse si dhe krijon pasqyrë të efikasitetit për Kryetarin e Komunës. Së shpejti shërbimi do të funksionalizohet edhe me ueb.

Të gjitha thirrjet realizohen falas, fillimisht prej orës 8:00 deri në orën 24:00. /InfoKomuna/
 

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...