Komuna lanson aplikaconin "Info Prizren"

PrizrenPostuar: 19:18 / 09.05.2020

Komuna e Prizrenit ka lansuar aplikacionin për telefona të mençur të platformës Android, të quajtur Info Prizren.

Qëllimi i aplikacionit është ofrimi i informacionit më të shpejtë tek qytetarët kudo që ata ndodhen.

Aplikacioni ofron këto mundësi:

1. Informacione këshilluese lidhur me virusin COVID-19.
2. Qasje të shpejtë në ueb faqen http://www.covidpz.com
3. Lidhje direkte me faqen e Komunës së Prizrenit
4. Lidhje direkte me faqen e Ministrisë së Shëndetësisë
5. Statistikat aktuale të shifrave lidhur me COVID-19 në Kosovë
6. Statistikat aktuale të shifrave lidhur me COVID-19 në Botë
7. Lojë argëtuese me fokusim në virusin COVID-19.
8. Qasje në informacione që ofron Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë
9. Numrat e kontaktit për Qendrën e Thirrjeve "Alo Komuna"

Pra, përmes këtij aplikacioni, qytetarët do t'i kenë të gjitha këto mundësi në një vend! Aplikacioni mund të shkarkohet në Google Play duke klikuar KËTU  /InfoKomuna/