Komuna largon antenën e operatorit telefonik nga parku i qytetit

PrizrenPostuar: 11:02 / 22.05.2018

Komuna e Prizrenit njofton se ka filluar largimin e antenës së operatorit telefonik nga hapësira e parkut të qytetit.

"Antena që ishte vendosur tash e disa muaj në parkun e qytetit, ka filluar të hiqet sot me iniciativë të kompanisë, pas vërejtjeve të pranuara nga ana e Drejtorisë së Inspektoratit", thuhet në njoftimin e komunës.

Më tej theksohet se vendosja e kësaj antene është bërë pa lejen e autoriteteve komunale. /InfoKomuna/