Komuna ndërpret punimet në objektin te shkolla "Mustafa Bakiu"

PrizrenPostuar: 16:06 / 20.04.2018

Komuna e Prizrenit bën të ditur se për shkak të mos respektimit të rregullave të ndërtimit, Drejtoria e Inspektorateve dje ka ndërprerë punimet në objektin prapa shkollës fillore "Mustafa Bakiu".

Sipas zyrtarëve komunalë, objekti në fjalë është në ndërtim e sipër dhe paraqet rrezik për banorët e lagjes.

"Deri në përmbushjen e kushteve të kërkuara nga Inspektorati, nuk mund të vazhdojnë punimet në këtë ndërtesë shumëkatëshe", thuhet në kumtesën e Komunës së Prizrenit. /InfoKomuna/