Komuna rregullon ndriçimin publik në disa rrugë

PrizrenPostuar: 12:04 / 12.04.2018

Ndriçimi publik është brengë e madhe e qytetarëve. Mungesa e ndriçimit në lagje të qytetit dhe të fshatrave, i bën hapësirat publike të pasigurta për qytetarët, për këtë shpesh qytetarët na drejtohen nëpërmjet Qendrës së Thirrjeve.

Prandaj, Komuna, përveç renovimeve të ndryshme të sistemit të ndriçimit publik dhe ndërrimit të poçeve të dëmtuara, mirëmbajtjes dhe ndërrimit të regjimit të punës në disa udhëkryqe me semaforë, po i realizon edhe kërkesat e qytetarëve për renovim të ndriçimit publik.

Prej punëve që janë bërë për ndriçim janë:

- Në rrugën “Turgut Ozal” dhe “Kont Urani”- është instaluar ndriçimi publik i ri, inteligjent, me menaxhim nga distanca.
- Në fshatin Atmaxhë e Re është instaluar ndriçim publik i ri.
- Në fshatin Korishë është bartur sistemi i ndriçimit publik nga shtyllat e drurit në shtylla të betonit.
- Janë aftësuar ndriçimet publike në parqe, në sheshet: “Mbretëresha Teutë” dhe “Namazgjah” si dhe në rrugën “De Rada”. /InfoKomuna/
 

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.