Kujtim Gashi emërohet nënkryetar i Komunës së Prizrenit

PrizrenPostuar: 12:14 / 10.01.2022

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar nënkryetar të kësaj komune, Kujtim Gashin.

Kujtim Gashi është nënkryetar i degës së PDK-së në Prizren, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe ka qenë Shef i Shtabit zgjedhor në zgjedhjet e fundit lokale. Gashi ka mbajtur pozita të rëndësishme në nivel qendror dhe lokal, ka përvojë politike mbi 20 vjeçare.

Po ashtu, Gashi është njohës shumë i mirë i politikave lokale, duke qenë asamblist për tre mandate, kryesues për një mandat dhe ka gjashtë vite përvojë pune në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ai ka qenë dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përvoja e Gashit në politikë, pritet të jetë vlerë e shtuar në Komunën e Prizren.