Kuvendi i Prizrenit, mbledhje të jashtëzakonshme për gjendjen në arsim

PrizrenPostuar: 15:03 / 03.10.2018

Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi bën të ditur se me kërkesë të grupit opozitar të asamblesë, të premten (5 tetor) do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prizrenit.

Sipas rendit të ditës, në seancë do të debatohet për gjendjen jo të mirë në arsim, konkursin për drejtorë dhe zv.drejtorë të shkollave.

"Në bazë të kërkesës nr. 001-030-148061, dt.02.10.2018, në bazë të nenit 44, lidhur me nenin43 paragrafit 1, Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 30, paragrafit l dhe 2, te Statutit të Komunës së Prizrenit, thërras mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, që do të mbahet më 05 tetor 2018 (e premte), në sallën për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, përkatësisht "Shtëpia e Bardhë", duke filluar në orën 10:00. Prandaj, ftoheni që në cilësinë e anëtarit të Kuvendit të Komunës, të merrni pjesë në punën e kësaj mbledhje, duke iu përmbajtur orës, datës dhe vendit të caktuar", thuhet në thirrjen për seancë të jashtëzakonshme. /InfoKomuna/