Ky është kabineti qeverisës i Mytaher Haskukës

PrizrenPostuar: 15:12 / 16.01.2018

Në një konferencë për medie, kryetari i komunës Mytaher Haskuka, emëroi bartësit e dikastereve të komunës dhe nënkryetarin e tij.

Eshref Memaj u emërua nënkryetar i komunës!

Ndërsa drejtorët e drejtorive komunale janë:

1. Levent Kasemi Drejtor i Shërbimeve Publike
2. Osman Hajdari Drejtor i Administratës
3. Islam Thaqi, Drejtor i Inspektorateve
4. Ehat Oreshka, Drejtoreshë e Kulturës Rinise dhe Sportit
5. Flaka Siqeca, Drejtoreshë e Shëndetësisë
6. Skender Susuri, Drejtor i Arsimit dhe Shkencës
7. Fatmir Memaj, Drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor
8. Egzon Elshani, Drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
9. Sevil Kazaz, Drejtoreshë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik
10. Ertan Simitqi, Drejtor i Ekonomisë dhe Financave
11. Fejz Kabashi, Drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale

Haskuka tha se të gjithë drejtorët duhet të angazhohen në realizimin e objektivave qeverisëse, respektimin në plotni të ligjeve dhe kërkesave të qytetarëve.

Transparenca, përgjegjësia dhe llogaridhënia do jenë prioritetet tona qeverisëse, theksoi kryetari Haskuka në mbyllje të fjalës së tij./InfoKomuna/