Marrëveshje për ndërtimin e 30 shtëpive për familjet në nevojë

PrizrenPostuar: 14:17 / 15.05.2019

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, për ndërtimin e 30 shtëpive për familjet në nevojë, sipas formës çelësa në dorë.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, kryetari Haskuka falënderoi shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për bashkëpunimin e treguar për krijimin e kushteve më të mira për familjet në nevojë.

Kryetari Haskuka po ashtu njoftoi se shtëpitë në fjalë do të ndërtohen gjatë këtij viti dhe se do të dorëzohen në afat.

Kurse Halil Kastrati nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” tha se së bashku me marrëveshjen e vitit të kaluar, numri i familjeve që do të përfitojnë nga ky bashkëpunim do të arrijë në 50, duke e cilësuar kështu Komunën e Prizrenit si komuna e cila ka përfituar më së shumti shtëpia për familjet në nevojë.

Përveç kësaj marrëveshjeje, Komuna e Prizrenit këtë vit me të hyrat komunale do t’i ndërtojë edhe 30 shtëpi të tjera, ndërkaq do të renovojë edhe 30 shtëpi dhe 30 kulme, duke bërë kështu zgjidhjen e problemit të banimit për së paku 120 familje nevojtare.  /InfoKomuna/

MalishevëKomente: 0 Sqaron Komuna e Malishevës: Janë 329 raste të thumbuar nga rriqrat e jo 811 13:33 / 27.05.2020 Shtabi Komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK, sqaron opinion se lajmi i dhënë në disa medie se në Komunën e Malishevës janë thumbuar 811 persona nga rriqrat, nuk qëndron dhe besojnë që pa dashur është keqkuptuar njoftimi i IKSHP-së, lidhur me gjendjen nga thumbimi i...
GjilanKomente: 0 Kurteshi-Emini: Kuvendi Komunal i Gjilanit kthehet në punë më 2 qershor 17:08 / 26.05.2020 Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) sot ka mbajtur takimin e parë pas pushimit të detyruar shkaku i pandemisë, ku ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal Informatën rreth gjendjes së pandemisë Covid-19, raportin e punës për vitin 2019 të kryetarit të Komunës, raportin...