Mësuesja e re refuzohet nga nxënësit e prindërit

PrizrenPostuar: 10:43 / 18.12.2017

Komuniteti i prindërve dhe drejtuesit e shkollës në fshatin Atmaxhë të Prizrenit kanë shprehur pakënaqësitë lidhur me procesin e pranimit në punë të një mësueseje, që për pasojë ka sjellë bojkotin disaditor të mësimit nga një grup i nxënësve të klasës së dytë.

Me gjithë pakënaqësitë e shprehura, përfaqësues të prindërve kanë theksuar se fëmijët e tyre janë të detyruar të vazhdojnë mësimin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo, ata thonë se reagimi i tyre është bërë publik me qëllim që të ngrihet zëri ndaj parregullsive në përzgjedhjen e personelit mësimor.