Ndërtimi i Pishinës Olimpike në Prizren nis pa buxhet të nevojshëm

PrizrenPostuar: 11:07 / 14.05.2018

Ndërtimi i Pishinës Olimpike në Prizren, do të nisë sivjet ani pse ende nuk janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për jetësimin e këtij projekti nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Komuna e Prizrenit.

Autoritetet komunale kanë pranuar se ky projekt mund t’u shkaktojë telashe në të ardhmen meqë deri tashti janë zotuar vetëm 800 mijë euro, ndërkohë që vlera e kontratës së nënshkruar për ndërtimin e Pishinës Olimpike arrin në 2.5 milionë sosh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithëkëtë drejtuesit e Komunës kanë theksuar se kanë vendosur që të vazhdojnë ekzekutimin e tij, në mënyrë që mos të humben fondet e ndara, derisa vitin e ardhshëm do të kërkohen fonde shtesë nga niveli qendror.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një paraqitje mediale ka pohuar se Ekzekutivi lokal nga qeverisja e kaluar ka trashëguar shumë projekte që nuk janë të planifikuara mirë dhe të cilat mund të paraqesin probleme në ecurinë e zbatimit.

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.