Në dy farmaci gjenden produkte pa banderola në Prizren

PrizrenPostuar: 13:17 / 18.07.2017

Njësiti i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me inspektorët e Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, kanë gjetur produkte pa banderola në dy farmaci të ndryshme në Prizren.

Në të dy rastet janë konfiskuar produktet medicinale, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në njërën barnatore vlera e produkteve ka qenë rreth 650 euro, ndërsa në tjetrën 506 euro. Nuk raportohet për persona të arrestuar.