Nën kanosjen e armës, rrëmbehet një person në Prizren

PrizrenPostuar: 13:04 / 21.05.2018

Pas mesnate, rreth orës 01:20 minuta, në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren ka ndodhur rrëmbim i një personi. Me këtë rast Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dy persona të dyshuar.

Sipas raporteve hetimore thuhet se  të dyshuarit nën kanosje me armë: njëri me kallashnikov dhe tjetri pistoletë e kanë futur me forcë në veturë viktimën dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas arrestimit janë sekuestruar edhe armët me të cilat dyshohet të jetë kryer vepra. Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit policor ndërkaq hetuesit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit, thuhet në komunikatën për media.

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.