Opozita akuzon Ekzekutivin për realizim të ulët të buxhetit tremuajsh

PrizrenPostuar: 14:29 / 15.05.2019

Realizimi i buxhetit komunal të Prizrenit në tremujorin e parë të këtij viti, sipas këshilltarëve opozitarë, nuk ka qenë i kënaqshëm. Sipas tyre, shpenzimet në të gjitha kategoritë buxhetore kanë qenë më të ulëta në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Këto të dhëna, sipas opozitarëve, janë tregues për mospunën e Ekzekutivit lokal.

Në anën tjetër, zyrtarët komunalë kanë pranuar se realizimi i buxhetit në tremujorin e parë të këtij viti ka qenë më i ulët se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por kanë theksuar se në këtë çështje ka ndikuar miratimi me vonesë i buxhetit nga Kuvendi i Kosovës.

Zyrtarët e Ekzekutivit besojnë se realizimi i buxhetit do të stabilizohet në tremujorin aktual, shkruan sot Koha Ditore.

Zenel Ahmetaj nga Drejtoria e Financave ka pohuar se buxheti i Komunës së Prizrenit për vitin 2019 është 48 milionë euro dhe se në tremujorin e parë janë shpenzuar 7.7 milionë euro, apo 16 për qind. Ndërsa shpenzimet në tremujorin e parë të vitit 2018 kanë qenë 20 për qind apo 9.2 milionë euro nga buxheti total prej 45 milionë eurove.

SkënderajKomente: 0 Grante për 20 biznese në Skenderaj 16:44 / 16.07.2019 Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtoresha e Agjencionit “Help”, Shqipe Breznica, kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi, për mbështetje të stabilitletit socio-ekonomik, në kuadër të projektit të financuar nga Qeveria e Gjermanisë.