Opozita kritikon realizimin 6-mujor të buxhetit të Prizrenit

PrizrenPostuar: 15:40 / 07.09.2017

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e subjekteve opozitare kanë kritikuar Ekzekutivin lokal për mënyrën e menaxhimit të mjeteve publike në kuadër të shqyrtimit të raportit gjashtëmujor për realizimin e buxhetit, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa zyrtarët e Qeverisë lokale kanë raportuar se kanë arkëtuar 55 për qind të mjeteve të planifikuara nga të hyrat vetjake si dhe kanë shpenzuar 47 për qind të buxhetit të planifikuar, këshilltarët opozitarë kanë shprehur qëndrimin se ka dallime të mëdha në planifikimin e të hyrave, sidomos te shfrytëzimi i pronës komunale, ndërkohë që kanë shtuar se pjesa dërrmuese e projekteve të realizuara nuk u shërbejnë qytetarëve.