PDK: Kabineti i qeverisjes së mirë do të përcjellë keqqeverisjen në Prizren

PrizrenPostuar: 16:34 / 25.04.2018

Kabineti i qeverisjes së mirë do të përcjell dhe analizojë me vëmendje keq qeverisjen e izoluar dhe jo transparente të Komunës së Prizrenit.

Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, në përputhje me vendimin e organeve drejtuese të saj, ka filluar përgatitjet për themelimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë për Komunën e Prizrenit.

Kabineti i qeverisjes së mirë  do t’i ketë komisionet përkatëse me njohës së fushave në kuadër të qeverisjes lokale, meqë rast  do të përcillet  dhe analizohet  me vëmendje keq qeverisjen e izoluar, jo transparente,  dhe jo vendimmarrëse e kryetarit turist Mytaher Hakuka dhe koalicionit qeverisës.

Kaluan njëqind ditët e qeverisjes me ankesa fiktive dhe postime në FB, e gjitha kjo për të arsyetuar mos punën e tij dhe kabinetit që drejton, si dhe duke bërë përpjekje që ta kamufloj  paaftësinë e tij, për të ju ofruar zgjidhje problemeve të shumta që kanë qytetarët e komunës sonë.

Mungesa e gatishmërisë për  të realizuar punët dhe përgjegjësitë  para qytetarëve të Komunës së Prizrenit, është një dëshmi e mungesës së vizionit, programit  dhe kapaciteteve për të udhëhequr dhe realizuar projekte të cilat përmirësojnë jetën në qytetin tonë.

Kryetari i komunës, ka shkelur të gjitha normat e transparencës, dhe ka krijuar shkëputje nga komunikimi me qytetarët.

Kryetari i komunës dhe kjo qeverisje, ka dështuar të ketë një program qeverisës edhe pas më shumë se njëqind ditë qeverisje.

Kryetari i Komunës së Prizrenit ka mbingarkuar hapësirat e komunës më militantë të VV-së, me kontrata mbi vepër duke mos respektuar asnjë procedurë konkursi.
Këta militantë të VV-së,  përveç se janë të punësuar jashtëligjshëm po ushtrojnë terror psikologjik mbi shërbyesit civil, të cilët me vite punojnë në administratën e komunës së Prizrenit.

PDK në Prizren konsideron se këto veprime janë  shkelje e rëndë e legjislacionit në fuqi, andaj si të tilla janë të papranueshme. Ne bëjmë thirrje që sa më parë të ndalet ky mentalitet qeverisës, përndryshe pasojat e shkeljeve të shumta do të jenë të pariparueshme.

Me qëllim të evidentimit të të gjitha shkeljeve ligjore që po bëhen nga ana e kësaj qeverie, pa program e vizion, PDK në Prizren së shpejti do ta lansoj platformën elektronike, përmes së cilës do i ofrojmë mundësi qytetarëve të Komunës së Prizrenit, që t’i adresojnë të gjitha shqetësimet në raport me këtë qeverisje, e cila njëqind ditëshin e saj po e manifeston me pa aftësi për të drejtuar qytetin tonë.

Kryetari turist i Prizrenit, ka bërë udhëtime të njëpasnjëshme jashtë vendit, pa asnjë informatë para qytetarëve për arsyen e vizitave, dhe pa asnjë llogaridhënie e shpjegim për shpenzimet e këtyre udhëtimeve me paratë e taksapaguesve të Prizrenit.

Këto dhe shumë e shumë veprime të tjera, dhe abuzime me detyrën e tij si kryetar, PDK do t’i shpalos në kuadër të seancës së jashtëzakonshme që do të thirret  së shpejti nga GP i PDK-së.
Grupi i Kuvendarëve të PDK-së, ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për njëqind ditët e qeverisjes.

PDK do vazhdoj që përmes komunikimit më të vazhdueshëm, me qytetarët e komunës sonë, që t’i prezantoj te gjitha shkeljet, që po i bënë kjo qeverisje në dëmë të interesave të qytetarëve të komunës sonë. /InfoKomuna/
 

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.