Prizren, aksion për pastrimin e rrugëve të qytetit

PrizrenPostuar: 10:02 / 13.03.2019

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, në koordinim me kompaninë rajonale për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve, "KRM Ekoregjioni", mbrëmë gjatë orëve të vona janë organizuar me ekipet mobile për pastrim të rrugëve kryesore të qytetit.

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit theksojnë se aksionet e tilla do të jenë të vazhdueshme edhe në ditët në vijim, ndërsa qytetarët i lusim që të jenë sa më të ndërgjegjshëm në këtë drejtim dhe të kujdesen për të pasur një ambient më të pastër.

"Gjithashtu ftojmë qytetarët që të jenë bashkëpunues në eliminimin e deponive ilegale, duke na njoftuar për vendndodhjen e tyre nëpërmjet Qendrës së Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 19 200 apo në Viber dhe WhatsApp tek numri +383 45 119 200", thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit. /InfoKomuna/

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.