Prizren, dështon projekti për Zyrën e gjendjes civile në Lubinjë

PrizrenPostuar: 10:07 / 28.12.2017

Komuna e Prizrenit gjatë vitit 2017 nuk ka arritur që të realizojë projektin për ndërtimin e Zyrës së gjendjes civile në fshatin Lubinjë, me gjithë faktin se e kishte buxhetuar në këtë vit këtë investim kapital, shkruan sot Koha Ditore.

Pengesë për jetësimin e këtij projekti sipas zyrtarëve komunalë ka qenë çështja e mungesës së pronës komunale në këtë lokalitet.

Por ky arsyetim është mohuar nga përfaqësues të këtij fshati, që ndahet në pjesën e epërme dhe të ulët, të cilët kanë shprehur qëndrimin se zyrtarët e Ekzekutivit lokal nuk kanë treguar interesim të duhur për realizimin e këtij projekti meqë as nuk kanë komunikuar në mënyrë të rregullt për këtë çështje me drejtuesit e fshatit.

këtë situatë kjo zyrë duhet të vazhdojë që të funksionojë në ndërtesën e vjetër, që sipas zyrtarëve lokalë por edhe banorëve të fshatit është e vjetër dhe e amortizuar, ani pse herë pas here gjatë viteve të fundit janë realizuar intervenime në strukturën e saj.