Prizreni diskuton për shpronësimin e tokave që i prek ndërtimi i rrugës që e lidh me Gjakovën

PrizrenPostuar: 09:55 / 05.12.2018

Komuna e Prizrenit njofton se sot mban dëgjim publik me pronarët dhe zotëruesit e interesit, për t'u njohur me procedurat e shpronësimit të tokave që preken në kuadër të projektit të rrugëve rajonale të Kosovës nga Ministria e Infrastrukturës.

Në kuadër të projektit të rrugëve rajonale të Kosovës nga Ministria e Infrastrukturës, përfshihet edhe zgjerimi në katër korsi i rrugës R107 për qasje në komunën e Prizrenit nga drejtimi i Gjakovës, me gjatësi 2,960m.

Projekti parasheh ndërtimin e infrastrukturës së plotë rrugore, ndërsa përfshihen gjithsej 67 parcela (në pronësi formale të një ose më shumë pronarëve) që do të preken nga marrja e tokës si rezultat i implementimit të këtij projekti.

"Bazuar në Ligjin për Shpronësim të Kosovës, Komuna e Prizrenit do të organizojë një Dëgjim Publik ku do të marrin pjesë pronarët apo zotëruesit e interesit dhe do të njoftohen me procedurat e shpronësimit të tokave të tyre", thuhet në njoftim.

Dëgjimi Publik do të mbahet në objektin e Administratës së Komunës së Prizrenit, në ora 10:00. /InfoKomuna/

 

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.